Fed-i njofton se do të vazhdojë rritjen graduale të normave të interesit

2018-02-24 09:44:43 CRI Komenti juaj Printoni
Rezerva Federale Amerikane tha në raportin gjashtëmujor të politikave monetare të paraqitur në Kongres të premten se ekonomia e SHBA-së do të rritet në mënyrë të qëndrueshme, gjë që do të mbështesë vazhdimin e ngadalësimit të shtrëngimit monetar nga Rezerva Federale.

Në raport thuhet se "rritja e qëndrueshme e punësimit, shtimi i pasurisë familjare, besimi i favorshëm i konsumatorit, rritja e fortë e ekonomisë ndërkombëtare dhe një mjedis më i lirshëm financiar do të vazhdojnë të mbështetin zhvillimin e ekonomisë."

Sipas raportit, tani tregu i punës në ShBA-në po vazhdon të forcohet, por norma e inflacionit është ende nën objektivin prej 2%.

Raporti parashikon se Rezerva Federale do të rrisë normat e interesit tre herë këtë vit. Në një mbledhje të rregullt për politikat monetare të zhvilluar në fund të janarit, Rezerva Federale njoftoi se do të mbajë të pandryshuar normat e interesit të fondeve federale.

Megjithëse ditët e fundit ka pasur luhatje të mëdha në tregjet financiare amerikane, raporti e konsideron rrezikun e përgjithshëm të sistemit financiar të ShBA-së si të moderuar. (Zhan Dian)

Mrekulli
Lajmet Kryesore