Trump zotohet të forcojë verifikimet e blerësve të armëve

2018-02-23 10:09:39 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti amerikan Dondal Trump u zotua të mërkurën për të forcuar verifikimet për blerësit e armëve dhe rritjen e moshës së tanishme.

Zotimi i tij u bë gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me mbi 40 studentë, mësues dhe prindër, të ndikuar nga përdorimi i armëve të zjarrit. Trump tha gjithashtu po mendon armatosjen e stafit të shkollave me qëllim parandalimin e incidenteve në komplekset shkollore.

Në të njëjtën ditë mijëra studentë u mblodhën jashtë Shtëpisë së Bardhë për t'i kërkuar qeverisë amerikane të shtojnë kontrollimin ndaj armëve të zjarrit. Protesta janë zhvilluar edhe jashtë selisë së qeverisë në Florida. (Du/Leftion Peristeri)  

Mrekulli
Lajmet Kryesore