Kina bën thirrje për shpejtimin e zgjidhjes politike të çështjes siriane

2018-02-23 10:30:35 CRI Komenti juaj Printoni

Me kërkesën e Rusisë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së thirri të enjten një mbledhje të hapur urgjente për shkak të rifillimit të luftimeve dhe shkeljes së armëpushimit në Ghouta-n Lindore të Sirisë.

Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, Ma Zhaoxu, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për të nxitur sa më shpejt zgjidhjen e çështjes së Sirisë nëpërmjet bisedimeve e dialogut. Diplomati kinez theksoi gjithashtu rolin ndërmjetësues të OKB-së për të zbutur gjendjen humanitare në vend.

Duke e dënuar dhunën, Ma shprehu keqardhjen e thellë të Kinës për vuajtjet e popullit sirian. "Zgjidhja politike është e vetmja rrugëdalje e problemit të Sirisë", theksoi përfaqësuesi kinez.

Rajoni Ghouta-s Lindore është një baza e rëndësishme e rebelëve antiqeveritarë në periferi të Damaskut. Qeveria siriane dhe grupet opozitare arritën marrëveshje armëpushimi në Vjenë në 26 janar, por së fundi gjendja u acarua sërish.

Konflikti në këtë rajon mban të bllokuar rreth 400 mijë civilë. (Wang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore