Ambasadori kinez, thirrje për ndërtimin e "Epokës së Artë" 2.0 Kinë-Britani

2018-02-23 10:15:46 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasadori kinez në Britani bëri thirrje për krijimin e një "Epoke të Artë" 2.0 Kinë-Britani dhe për ngritjen e marrëdhënieve dypalëshe në një nivel më të lartë.

Në fjalimin e tij të mbajtur në pritjen me rastin e Vitit të Ri Kinez, ambasadori Liu Xiaoming, tha se të dyja palët kanë çdo mundësi për zgjerimin e marrëdhënieve tregtare, shkëmbimeve kulturore dhe për shtimin e bashkëpunimit mbi çështjet globale.

Fjala e ambasadorit u mbajt pas vizitës në Kinë të kryeministres Theresa May tre javë më parë. Gjatë kësaj vizite, të dy vendet nënshkruan një sërë marrëveshjesh tregtare, arsimore, kulturore e teknologjike shkencore. (Wang Lei/Leftion Persiteri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore