Pekin, zhvillohet mbledhja e Komitetit të Përhershëm të AKP-së

2018-02-23 21:25:27 CRI Komenti juaj Printoni

Të premten pasdite u zhvillua në Pekin mbledhja e 113-të e drejtuesve të Komitetit të Përhershëm të legjislaturës së 12-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, që u kryesua nga kryetari i këtij komiteti Zhang Dejiang.

Në mbledhje u dëgjuan raportet nga Qiao Xiao Yang, kryetari i Komisionit të Ligjeve të Asamblesë Kombëtare Popullore, duke përfshirë raportin mbi rezultatin e rishikimit të projektvendimit për zbatimin e sistemit të betimit para Kushtetutës dhe raportin mbi projektvendimin për zgjatjen e afatit të autorizimit të Këshillit të Shtetit për të përshtatur dispozitat përkatëse të "Ligjit të letrave me vlerë" gjatë zbatimit të reformës së sistemit të regjistrimit të aksioneve.

Në mbledhje u dëgjuan gjithashtu raportet e mbajtura nga Wang Chen, nënkryetari dhe sekretari i përgjithshëm i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore, duke përfshirë raportin për

shqyrtimin e mandatit të delegatëve të Asamblesë Kombëtare Popullore, raportin mbi rendin e ditës të sesionit të parë të legjislaturës së 13-të të AKP-së, projektlistën e presidiumit, të sekretarit të përgjithshëm dhe të anëtarëve, raportin mbi mandatet e përfaqësuesve individualë të legjislaturës së 12-të të AKP-së, raportin mbi propozimin për rishikimin dhe miratimin e shtimit të numrit të anëtarëve dhe çështjet e emërimit e të shkarkimit të Komisionit Zgjedhor të Ushtrisë Popullore Çlirimtare.

Në mbledhje, kryetari Zhang Dejiang vendosi t'ia dorëzojë propozimet dhe projektet e sipërpërmendura Komitetit të Përhershëm për shqyrtim dhe rishikim të mëtejshëm, dhe më pas do t'ia paraqitë mbledhjes së 114-të të drejtuesve Komitetit të Përhershëm të AKP-së për të vendosur nëse do të hidhen për votim në mbledhjen përmbyllëse të sesionit të 33-të të Komitetit të Përhershëm të legjislaturës së 12-të të AKP-së. (Zhan Dian)

Mrekulli
Lajmet Kryesore