Provinca Zhejiang do të ndërtojë autostradën e parë për automjetet autonome në Kinë

2018-02-23 20:43:11 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet në provincën Zhejiang të Kinës Lindore kanë konfirmuar se do të ndërtojnë autostradën e parë në vend për automjetet autonome, njofton "Science and Technology Daily".

Autostrada, që do të lidhë qytetet veriore të Zhejiang-ut, Hangzhou, Shaoxing dhe Ningbo, planifikohet të përfundojë para fillimit të Lojërave Aziatike të vitit 2022 në Hangzhou.

Në autostradë do të përfshihet edhe teknologjia që mbështet përdorimin e automjeteve plotësisht autonome. Objektivi kryesor është krijimi i një sistemi të gjithanshëm gjurmimi që lidh drejtuesin, automjetin dhe rrugën, duke siguruar monitorimin operativ dhe paralajmërimin e hershëm të rreziqeve, sipas Ren Zhong, zëvendësdrejtor i transportit i provincës Zhejiang.

Gjithashtu do të ndërtohet një platformë kontrolli me bazë teknologjinë cloud, për të menaxhuar në mënyrë inteligjente automjetet në rrugë. Besohet se numri i aksidenteve në autostradë mund të pakësohet, duke u siguruar të dhëna të sakta për pozicionimin autopilotëve të makinave. Këto teknologji njoftohet se kanë potencial për të rritur shpejtësinë mesatare të automjetit 20 deri 30 për qind. Deri më tani, nuk ka kufizim maksimal të shpejtësisë në këtë autostradë.

Autostrada do të përmbajë gjithashtu instalime për përdorimin e makinave elektrike, duke përfshirë stacionet e ngarkimit me energji diellore. Në një perspektivë afatgjatë, objektivi është që t'u mundësohet drejtuesve t'i ngarkojnë automjetet e tyre duke përdorur teknologjinë e ngarkimit jokabllore të lëvizshme.

Mrekulli
Lajmet Kryesore