Kinë: Të ardhurat nga shitja e biletave të kinemave, rekord gjatë Festës së Pranverës

2018-02-23 20:01:10 CRI Komenti juaj Printoni

Të ardhurat nga shitja e biletave të kinemave në Kinë arritën më shumë se 5.7 miliardë juanë (900 milionë dollarë amerikanë) gjatë pushimeve njëjavore të Festës së Pranverës, me një rritje 67 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke shënuar rekord.

Më 16 shkurt, ditën e dytë të Festës së Pranverës, fitimet nga shitja e biletave të kinemave arritën në 1.25 miliardë juanë, duke thyer rekordin botëror ditor në një treg të vetëm.

Filmi vendas "Detective Chinatown 2" udhëhoqi në tregun kinez të filmit deri në fund të festës, duke fituar 1.9 miliardë juanë, ndërsa në vend të dytë ishte "Monster Hunt 2", që siguroi mbi 1.7 miliardë juanë.

Këta dy filma ishin gjithashtu më të suksesshmit edhe në tregjet jashtë vendit.

"Detective Chinatown 2" u shfaq të premten në 41 qytete në Britani, Gjermani, Austri, Australi dhe Zelandë të Re.

Filmi fitoi mbi 83 000 dollarë amerikanë gjatë fundjavës së parë në Britani, dhe më shumë se 156 000 dollarë amerikanë në Australi.

Të ardhurat nga shitja e biletave të kinemave në Kinë, tregu i dytë më i madh i filmit në botë, u rritën rreth 13.5 për qind vjet, duke arritur më shumë se 55.9 miliardë juanë.

Të ardhurat e filmave kinezë jashtë vendit i kaluan 4.2 miliardë juanë në 2017, me një rritje vjetore 11 për qind.

Mrekulli
Lajmet Kryesore