Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të votojë projektrezolutën për armëpushimin në Siri

2018-02-23 19:37:40 CRI Komenti juaj Printoni

Këshilli i Sigurimit i OKB-së njoftohet se do të votojë të enjten në mbrëmje mbi një projektrezolutë për një armëpushim 30-ditor në mbarë Sirinë, duke filluar nga ora 11 e së premtes.

Këshilli i Sigurimit u mblodh të enjten pasdite për të diskutuar lidhur me situatën në Siri. Për shkak të dallimeve të mëdha midis vendeve anëtare të këtij Këshilli, nuk u arrit të votohet projektrezoluta e paraqitur nga misionet e përhershme të Suedisë dhe të Kuvajtit në OKB.

Siç mësohet nga burimet, në projektrezolutë u bëhet thirrje palëve të ndryshme të ndalojnë luftimet, duke hequr rrethimin nga katër zona në Ghoutan Lindore në periferi të Damaskut, për të siguruar kalimin e ushqimeve dhe të barnave për banorët vendorë. Por armëpushimi nuk përfshin veprimet ushtarake ndaj IS-it dhe "Al-Kaedës".

Përfaqësuesi i përhershëm i Suedisë në OKB Olof Skoog shprehu shpresën se Këshilli i Sigurimit do ta votonte projektin të enjten pasdite, por përfaqësuesi rus Vasily Nebenzya kërkoi të plotësohej më tej përmbajtja e projektit. Për këtë arsye Këshilli i Sigurimit e shtyu votimin e draftin e projektrezolutës.(Zhan Dian)

Mrekulli
Lajmet Kryesore