Dy Koretë, bisedime pune mbi pjesëmarrjen e Veriut në Paralimpiadën Dimërore

2018-02-23 18:48:58 CRI Komenti juaj Printoni

Seuli dhe Pheniani do të mbajnë një dialog në nivel pune javën e ardhshme për të diskutuar lidhur me pjesëmarrjen e Koresë së Veriut në Paralimpiadën Dimërore, bëri të ditur të premten Ministria e Bashkimit e Koresë së Jugut.

Koreja e Jugut propozoi të martën mbajtjen e bisedimeve në nivel pune, dhe Koreja e Veriut e pranoi propozimin, sipas ministrisë.

Dialogu do të mbahet më 27 shkurt në Tongilgak, një ndërtesë e palës koreanoveriore në fshatin e armëpushimit Panmunjom, i cili shtrihet në të dy Koretë.

Koreja e Veriut ka dërguar sportistë dhe nxitëse tifozësh në Olimpiadën Dimërore të Pyeongchang-ut në Korenë e Jugut.

Mrekulli
Lajmet Kryesore