Rusia pranon armëpushimin në Siri me kusht përjashtimin e grupeve terroriste

2018-02-23 10:37:11 CRI Komenti juaj Printoni

Rusia është gati të konsiderojë një armëpushim 30 ditor në Siri, me kusht që të mos përfshihen në të luftëtarët e Daesh-it dhe grupeve të tjera terroriste.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov foli në lidhje me armëpushimin në Ghouta-n Lindore pas takimit me ministrin e Jashtëm serb Ivica Daçiç, gjatë vizitës së tij në Beograd.

(bjh/soundbites/0223 Sergei Lavrov, in Russian)

"Jemi gati të shqyrtojmë rezolutën që na është kërkuar, por kemi bërë një propozim shumë të detajuar, për të përjashtuar nga armëpushimi i propozuar grupe si ISIS, Frontin e Al Nusra apo ndonjë grup që bashkëpunon me to, të cilët bombardojnë sistematikisht lagjet rezidenciale të Damaskut. Partnerët tanë perëndimorë, për fat të keq, nuk e mbështesin një përjashtim të tillë të hollësishëm për terroristët nga armëpushimi. Kjo padyshim që ngre pyetje".

Deklarata e Lavrov-it vjen në një kohë që në periferinë lindore të Damaskut vijojnë konfliktet. Lavrov shtoi se Qendra Ruse për Pajtimin në Siri i propozoi Fronti Al-Nusra që të largohej nga të Ghouta Lindore në periferi të Damaskut, por ata refuzuan.

Opozita siriane raportoi të enjten shpërthimin e një vale të re dhune, pasi bombardimet në Ghouta-n Lindore që kontrollohet nga rebelët, shkaktuan 13 të vdekur. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore