Koreja e Veriut, delegacion të nivelit të lartë në ceremoninë e mbylljes së Olimpiadës Dimërore

2018-02-22 20:01:54 CRI Komenti juaj Printoni

Koreja e Veriut e ka njoftuar Korenë e Jugut se planifikon të dërgojë një delegacion të nivelit të lartë në ceremoninë e mbylljes së Olimpiadës Dimërore të Pyeongchang-ut.

Delegacioni do të drejtohet nga Kim Yong Chol, një zyrtar i lartë i Partisë së Punëtorëve të Koresë në pushtet.

Nga anëtarët e delegacionit gjithashtu do të jetë Ri Son Gwon, kryetar i Komitetit për Bashkimin Paqësor të Atdheut.

Vizita treditore do të fillojë të dielën, kur do të mbahet ceremonia e mbylljes.

Delegacioni do të shkojë në Korenë e Jugut në rrugë tokësore nëpërmjet kufirit perëndimor. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore