Shqipëri, SHELL nënshkruan tjetër marrëveshje për kërkimin e naftës

2018-02-21 10:53:10 CRI Komenti juaj Printoni

Qeverisa shqiptare dhe kompania holando-angleze SHELL nënshkruan të martën një kontratë të re në fushën e hidrokarbureve, që i hap rrugë kërkimeve për rezervat të reja të naftës në bllokun nr.4.

Në ceremoninë e organizuar në Berat, kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria sot është një vend që ofron resurse, transparencë dhe garanton drejtësi mes qeverisë dhe investitorëve të huaj.

Në janar të këtij viti kompania SHELL njoftoi nisjen e operacionit për bllokun nr.4. Sipas të dhënave paraprake parashikohet që kostoja e këtij operacioni të arrijë të paktën në 72 milionë dollarë për një afat prej 395 ditësh.

Blloku nr.4 klasifikohet si një pus i thellë dhe është i katërti që shpohet nga Shell Upstream Albania, pas atyre Shpiragu-2, Shpiragu-3 dhe Molishti-1. Para shpimit të pusit, kompania ka kryer më parë një volum punimesh sizmike dhe një sërë studimesh përgjithësuese gjeologjike. (ATSh/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore