Gjermania dhe Polonia mosmarrëveshje për gazin rus

2018-02-17 10:32:39 CRI Komenti juaj Printoni

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe homologu polak shprehën të premten mosmarrëveshjet që kanë për çështjen strategjike të tranzitit të gazit rus drejt Europës.

"Duhet ta themi qartë, ne kemi mosmarrëveshje për gazsjellësin 'Rrjedha e Veriut 2'," deklaroi kancelarja gjermane në lidhje me gazsjellësin që lidh direkt Rusinë me Gjermaninë dhe Europën duke anashkaluar Ukrainën, gjë që shqetëson shumë Europën Lindore.

Gazsjellësi "Rrjedha e Veriut" që kalon në veri përmes detit Baltik është konsideruar nga Gjermania, ekonomia e parë europiane, si kryesor për furnizimin me gaz.

Gazsjellësi është zhvilluar nga gjiganti rus "Gazprom" dhe pesë grupe europiane. (ATSH/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore