2018-02-17 10:29:13 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi mesazh urimi të premten presidentit të sapozgjedhur të Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa.
Në mesazhin e tij, Xi vë në dukje se zoti Cyril Ramaphosa është mik i vjetër i popullit kinez që ka dhënë kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e marrëdhënieve midis Kinës dhe Afrikës së Jugut.
"Unë u kushtoj rëndësi të madhe marrëdhënieve mes Kinës dhe Afrikës së Jugut. Jam i gatshëm që të përpiqem bashkë me ju, duke e shfrytëzuar rastin e 20-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, që të organizojmë mirë në Pekin samitin e 'Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë 2018' dhe takimin e udhëheqësve të BRICS-it në Johanesburg, për të nxitur partneritetin e gjithanshëm strategjik dypalësh në epokën e re," thekson në mesazhin e tij të urimit presidenti kinez Xi Jinping. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)