Mogherini: Në qershor të hapen negociatat edhe për Shqipërinë

2018-02-17 10:23:38 CRI Komenti juaj Printoni

Shefja e diplomacisë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini deklaroi të premten se kërkonte që edhe negociatat e Shqipërisë me BE-në të hapeshin deri në qershor.

"Viti 2025 ka një perspektivë reale dhe të mundshme për anëtarësimin në Bashkimin Europian jo vetëm për dy vendet (Mali i Zi dhe Serbia), që aktualisht po negociojnë, por edhe për të gjitha vendet e tjera, që mund të fillojnë negociatat dhe që personalisht, dëshiroj që të fillojnë të negociojnë duke filluar nga tani deri në qershor", deklaroi shefja e diplomacisë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, në përfundim të një takimi jozyrtar me ministrat e Jashtëm të bllokut.

"2025 është viti i mundshëm për anëtarësimin e gjithë Ballkanit Perëndimor në BE", theksoi ajo.

Bullgaria zhvilloi një takim jozyrtar të ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. (ATSh/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore