ShBA-ja ngre akuzën për shtetas dhe kompani ruse për ndërhyrjen në zgjedhje

2018-02-17 10:20:36 CRI Komenti juaj Printoni

Një juri e madhe federale e ShBA-së ngriti akuza ndaj 13 shtetasve rusë dhe tre kompanive ruse për ndërhyrjen e dyshuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Akuzat përfshijnë komplotin për të mashtruar ShBA-në, komplot për të kryer mashtrim financiar dhe bankar, si dhe vjedhje të identitetit.

Aktakuza thotë se shtetasit dhe kompanitë ruse planifikonin të ndërhynin në zgjedhje, me qëllim që të ndihmonin kandidatin republikan Donald Trump, duke dëmtuar perspektivën e kandidates demokrate, Hillari Klinton.

Aktakuza thekson gjithashtu thotë se synimi i ndërhyrjes ishte "nxitja e ndasive dhe mosmarrëveshjeve në sistemin politik të ShBA-së".

Autoritetet amerikane thonë se nuk besojnë se "jo çdo shtetas amerikan i përfshirë nuk ishte i vetëdijshëm" për aktivitetin.

Presidenti rus Vladimir Putin e ka mohuar vazhdimisht përfshirjen e autoriteteve ruse. (Leftion Peristeri)  

Mrekulli
Lajmet Kryesore