Udhëheqësit botërorë dërgojnë mesazhe urimi për Festën e Pranverës

2018-02-16 10:30:19 CRI Komenti juaj Printoni

Disa udhëheqës botërorë kanë uruar popullin kinez me rastin e Festës së Pranverës (Viti i Ri kinez).

Kryeministrja britanike, Theresa May uroi përmes një video-je të publikuar në llogarinë e saj në platformën "Weibo".

"Tani është momenti për të njohur kontributin e mrekullueshëm që ka dhënë për shoqërinë tonë komuniteti kinez në Mbretërinë e Bashkuar. Pra, kudo që festoni, uroj të kaloni një kohë fantastike e të festoni gëzuar dhe shpresoj që Viti i Qenit të jetë një vit sa më i begatë dhe paqësor. Gëzuar Vitin e Ri! ", tha May.

Në Manila, presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte, shprehu dëshirën e tij për më shumë solidaritet dhe vullnet të mirë midis kinezëve dhe filipinasve në vend.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, dërgoi gjithashtu urimet e tij duke falenderuar popullin kinez për mbështetjen e vazhdueshme ndaj misionit të Kombeve të Bashkuara. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore