Yu Jianhua zotohet të forcojë bashkëpunimin me OKB-në

2018-02-15 10:12:03 CRI Komenti juaj Printoni

Përfaqësuesi i ri i Përhershëm i Kinës në Zyrën e OKB-së në Gjenevë, Yu Jianhua, tha të mërkurën se Kina, si një fuqi e madhe, do të vazhdojë të luajë një rol kyç në forcimin e bashkëpunimit me Kombet e Bashkuara dhe të japë kontribut më të madh për ndërtimin e një lloji të ri marrëdhëniesh ndërkombëtare dhe një komuniteti fatesh të përbashkët të njerëzimit.

Ai vuri në dukje se Kina do të jetë gjithmonë një mbështetëse e plotë e marrëdhënieve shumëpalëshe dhe e OKB-së.

Ai i tha këto gjatë takimit me Drejtorin e Përgjithshëm të Zyrës së OKB-së në Gjenevë, Michael Moller.

"Gjeneva është një nga qendrat diplomatike më të rëndësishme në botë dhe vendlindja e diplomacisë shumëpalëshe për Kinën e re. Kina ka qenë gjithmonë aktive në mbrojtje të multilateralizmit dhe një përkrahëse e fortë e çështjes së Kombeve të Bashkuara", theksoi Yu. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore