Kina reagon ndaj deklaratave të ish-presidentit të Maldiveve

2018-02-14 10:18:26 CRI Komenti juaj Printoni

Kina i quajti të pavërteta dhe të shëmtuara deklaratat e ish-presidentit të Maldiveve, Mohamed Nasheed në mediat indiane. Zëdhënësi i ambasadës së Kinës në Maldive, Yang Yin u shpreh të hënën se këto deklarata dëmtojnë bashkëpunimin dypalësh dhe sigurinë e rajonin e Oqeanit Indian, ndërsa shtoi se fjalët e Nasheed-it shkelin mbi faktet.

Mbi bazën e respektit reciprok dhe të barabartë, tha Yang, Kina dhe Maldivet kanë zhvilluar një sërë bashkëpunimesh në projekte që lidhen me mirëqenien e popullit.

"Ekonomia dhe shoqëria e Maldiveve shënuan përparime të mëdha ndërsa u ngrit ndjeshëm niveli i jetës," tha Yang. Ai shtoi se Kina dhe bashkësia ndërkombëtare i pritën me kënaqësi këto përparime.

Në lidhje me deklaratat e ish-presidentit Nasheed se Kina zotëron 17 ishuj të Maldiveve, duke cenuar sovranitetin e vendit, zëdhënësi Yang Yan sqaroi se sipas të dhënave publike, gjatë katër viteve të fundit, ndërmarrjet e huaja nga 30 vende kanë investuar në 124 ishuj turistikë, ndërsa ndërmarrjet kineze renditen në vendin e gjashtë me 5.65% të investimeve pasi kanë investuar vetëm në shtatë ishuj.

Mësohet se nga mbi 100 ishuj turistikë që operohen nga biznesi, ndërmarrjet kineze operojnë vetëm disa ishuj, ndaj zëdhënësi tha se fjalët e Nasheed-it shkelin mbi faktet.

Zëdhënësi Yang Yan u shpreh se pala kineze shpreson se ish-presidenti Nasheed do të njihet mirë me gjendjen dhe ta shohë në mënyrë të barabartë zhvillimin e marrëdhënieve midis Kinës e Maldiveve, duke ndaluar përhapjen e fjalëve të pavërteta që dëmtojnë zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. (Çang Çuo/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore