Kina përfundon me sukses projektin e ndihmës për refugjatët në Iran

2018-02-14 14:01:59 xinhua Komenti juaj Printoni

Kina dhe Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së i dhanë fund me sukses programit të ndihmës pa kushte të qeverisë kineze ndaj refugjatëve irakianë dhe afganë në Iran.

Ambasada kineze në Iran dhe zyra e Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së (WFP) në Iran nënshkruan në Teheran një marrëveshjen e dorëzimit.

Sipas marrëveshjes së mëparshme midis qeverisë kineze dhe Zyrës së Programit Botëror të Ushqimeve të OKB-së, qeveria kineze siguroi 1 milionë dollarë amerikanë fonde për të ndihmuar me ushqime refugjatët në Iran ndërsa Zyra e Programit të Ushqimit e OKB-së u përgjigj për përdorimin e fondeve dhe të materialeve. Siç konfirmohet nga Kina dhe kjo organizatë, projekti i ndihmës përfundoi dhe rezultati i parashikuar është arritur.

Negar Gerami, përfaqësuesja e zyrës së Programit Botëror të Ushqimit në Iran, e falënderoi ambasadorin kinez në Iran Pang Sen për ndihmën e dhënë.

Ajo tha se pas marrjes së ndihmës nga Kina, Programi Botëror i Ushqimit bleu rreth 1200 tonë ushqime dhe materiale për refugjatët në Iran dhe shpëtoi nga uria rreth 30,000 refugjatë. (Vera/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore