Trump peshon çdo mundësi për sanksionet tregtare mbi aluminin dhe çelikun

2018-02-14 10:54:20 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po këshillohet me një numër ligjvënësish lidhur me sanksionet tregtare që ai ka ndërmend të vendosë mbi importet e aluminit dhe çelikut.

Trump tha se administrata e tij është "duke parë të gjitha mundësitë", ndërsa ai është pro vendosjes së "tarifave dhe/ose kuotave".

"Sekretari Ross më paraqiti muajin e kaluar rezultatin e hetimeve. Administrata ime po shqyrton raportet dhe po konsideron të gjitha mundësitë e mundshme. Vendosja e tarifave është një ndër to. Përderisa ata sjellin këtu çelik, duhet të paguajnë taksa, taksa të konsiderueshme, që do të thotë se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë shumë para dhe ndoshta industria jonë e çelikut dhe ajo e aluminit do të rikthehen në vendin tonë. Për momentin kjo industri është e shkatërruar", tha Trump.

Administrata e tij po konsideron vendosjen e taksave mbi importet e aluminit dhe çelikut duke argumentuar se ato përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore