Kina, thirrje ShBA-së të tregohet e përmbajtur nga përdorimi i kufizimeve tregtare

2018-02-14 10:53:36 CRI Komenti juaj Printoni

Kina i bëri thirrje qeverisë të Shteteve të Bashkuara që të tregohet e përmbajtur nga përdorimi i msasave kufizuese tregtare.

Thirrja ndaj Uashingtonit vjen pasi Departamenti amerikan i Tregtisë njoftoi filloi hetimet anti-dumping ndaj tregtisë së tubave të salduar me diametër të madh të importuar nga gjashtë vende, përfshirë dhe Kinën.

Deklarata thekson se Kina është e shqetësuar për prirjen proteksionizmit tregtar të ShBA-së në fushën e produkteve të çelikut.

Analistët paralajmëruan gjithashtu se mbrojtja e shpeshtë dhe e tepruar e industrisë vendase krijon shpesh një rreth vicioz, ndërsa i bënë thirrje ShBA-së që të luajë një rol pozitiv për nxitjen e zhvillimit ekonomik botëror.

Që nga janari, mbi gjysma e masave të kompensimit tregtar të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara kanë pasur në shënjestër produktet e çelikut. (Leftion Persiteri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore