Yjet kineze tregojnë planet për Vitin e Ri kinez

2018-02-14 10:53:00 CRI Komenti juaj Printoni

Yjet kineze kanë treguar për publikun se si dhe ku do ta festojnë Festën e Pranverës.

Aktori hongkongas Tony Leung ka qenë i zënë me punë për promovimin e filmit të tij të ri "Monster Hunt 2". Ai tha se gjatë festimeve të Festës së Pranverës do të mblidhet me familjarët e tij dhe do të fesojnë së bashku.

"Do të përfundoj punën para Vitit të Ri Kinez dhe do të shkoj në shtëpi para Vitit të Ri." Carina (bashkëshortja) dhe unë të dy do të shkojmë në qytetin tonë në Hong Kong për të festuar Festën e Pranverës".

Aktorja hongkongase Kara Wai tha se preferon të respektojë traditat familjare.

"Ne kemi një zakon, gjithmonë gatuajmë ravioli kineze dhe ushqime nga provinca Shandong. Gatimin do ta bëj unë pasi nëna ime është e sëmurë për një kohë të gjatë, kështu që tani unë jam përgjegjëse. Nëse nuk jam atje, familja ime do të blinte vetëm ravioli kineze dhe choi poon (pjatë tradicionale festive shërbyer gjatë Vitit të Ri kinez. Nëse unë jam atje, atëherë unë do të gatuaj dhe poo choi. Kjo është tradita jonë, traditë e gëzueshme."

Viti i Ri kinez do të festohet këtë të premte. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore