Netanyahu hedh poshtë akuzat e policisë dhe përjashton idenë e dorëheqjes

2018-02-14 10:52:13 CRI Komenti juaj Printoni

Policia izraelite i kërkoi të martën gjykatës për të ngritur akuzën e korrupsionit, mashtrimit dhe abuzimit me detyrën ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili kërkoi sërish pafajësinë dhe përjashtoi mundësinë e dorëheqjes.

Vendimi për të hetuar zyrtarisht, kryeministrin 68-vjeçar Netanyahu, varet tani nga prokurori i përgjithshëm, Avishaï Mandelblit.

Në një deklaratë policia njoftoi se ekzistojnë prova të mjaftueshme kundër kryeministrit për të ngritur akuzën e pranimit të ryshfetit, mashtrim dhe abuzim me detyrën në dy çështje që kanë kërkuar dy vjet hetime.

Gjatë një interviste televizive dhënë të martën në mbrëmje, kryeministri Benjamin Netanyahu i hodhi poshtë akuzat e policisë dhe e përjashtoi mundësinë e dorëheqjes. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore