ShBA-ja shpreh vendosmërinë për të ndihmuar në rindërtimin e Irakut

2018-02-14 10:50:51 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson njoftoi planet për të ndihmuar rindërtimin e Irakut pas luftës.

"Duhet shumë punë për të rindërtuar Irakun dhe për të modernizuar ekonominë e tij. Në vend duhet krijuar një qeveri gjithëpërfshirëse e përgjegjshme dhe transparente që do të ndërtojë një shoqëri që mund të kundërveprojë ndaj ideologjive ekstremiste. Kjo do t'i japë goditjen përfundimtare ISIS dhe do të tregojë ideologjinë e tyre të dështuar. Shtetet e Bashkuara do të mbeten partner i fortë i Irakut në këtë përpjekje."

Sipas Tillerson-it, Banka e Eksport – Importeve e ShBA-së do të nënshkruajë një memorandum mirëkuptimi prej 3 miliardë dollarësh, i cili do t'i hapë rrugën bashkëpunimit të ardhshëm në të gjithë sektorët kryesorë të ekonomisë së Irakut.

Gjithashtu OPEC-u ka pesë projekte aktive në Irak që arrijnë në 250 milionë dollarë dhe po shqyrton propozime të reja (investimesh) me vlerë prej mbi 500 milionë dollarësh.

Sekretari Tillerson tha se ShBA-ja do t'i zhvillojë marrëdhëniet e saj dypalëshe me Irakun nëpërmjet marrëveshjes kornizë të bashkëpunimit strategjik.

Ai u kërkoi gjithashtu anëtarëve të koalicionit që luftuan Shtetin Islamik për të ndihmuar në rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore