OKB:Nuk plotësohen kushtet për riatdhesim të refugjatëve Rohingya

2018-02-14 10:50:11 CRI Komenti juaj Printoni

Shefi i Agjencisë së OKB-së për refugjatët, Filippo Grandi, paralajmëroi se nuk plotësohen kushtet që refugjatët myslimanë të Arakanit (Rohingya) të riatdhesohen vullnetarisht në Mianmar.

"Më lejoni ta qartësoj, kushtet ende nuk janë të favorshme për riatdhesimin vullnetar të refugjatëve Rohingya. Shkaqet e fluturimit të tyre nuk janë adresuar, ndërkohë që ne ende nuk kemi parë përparim të dukshëm kundër përjashtimit dhe mohimit të të drejtave që është thelluar gjatë dekadave të fundit, të rrënjosura në mungesën e tyre të shtetësisë.

Grandi paralajmëroi gjithashtu për një tjetër "emergjencë e re e përmasave të mëdha", me ardhjen e sezonit të musoneve në mars, mbi 100 mijë refugjatë që jetojnë në zona të prirura për përmbytje ose rrëshqitjet e tokës në Bangladesh.

Grandi i tha Këshillit të Sigurimit në një video të shkurtër nga Gjeneva se mbi 688 mijë refugjatë Rohingya kanë ikur nga dhuna që nga shpërthimi i krizës gushtin e kaluar.

Ambasadori i Bangladeshit në Kombet e Bashkuara tha se vetëm gjatë këtij muaji kanë hyrë në vend mbi 1,500. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore