Xian-i, Qyteti i 9-të Kombëtar Bazë i Kinës

2018-02-14 19:07:37 CRI Komenti juaj Printoni

Qyteti Xian në provincën Shanxi të Kinës është miratuar si Qyteti i 9-të Kombëtar Bazë, në përpjekje për të zhvilluar zonat e brendshme perëndimore të vendit dhe për të rritur lidhjen me rajonin e Euroazisë.

Koncepti u propozua nga Ministria e Strehimit dhe Zhvillimit Urban e Rural të Kinës në vitin 2005, si një hap i parë lidhur me reformimin e urbanizimit në Kinë.

Xian-i u është bashkuar kështu tetë qyteteve të tjera në zonat kryesore ekonomike të Kinës, duke përfshirë Pekin-Tianjin-Hebei, rrjedhën e mesme të Jancesë, deltën e Jancesë dhe deltën e Lumit të Perlave, për të mbështetur strategjitë kombëtare për rritjen ekonomike dhe konkurrencën globale.

Mrekulli
Lajmet Kryesore