Ministri i Jashtëm i Holandës jep dorëheqjen për trillimin e takimit me Putinin

2018-02-14 16:49:40 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm holandez Halbe Zijlstra ka dhënë dorëheqjen, pasi gënjeu se ka pasur një takim me presidentin rus Vladimir Putin 12 vjet më parë.

Kryediplomati e bëri njoftimin përpara një debati mbi pozicionin e tij në dhomën e ulët të Parlamentit holandez.

Partitë e opozitës e vunë në pikëpyetje besueshmërinë e tij, duke thënë se Zijlstra nuk mund të punonte më si ministër i jashtëm.

Gjatë një fjalimi në një kongres të partisë së tij majin e kaluar, ministri deklaroi se kishte marrë pjesë në një takim me Putinin në vitin 2006 dhe se e kishte dëgjuar pesidentin rus të fliste për një "Rusi të Madhe".

Por Zijlstra pranoi se ai nuk ishte i pranishëm në takim dhe se arsyeja përse e kishte sajuar këtë histori ishte që të mbronte burimin e tij, kryeekzekutivin e "Shell"-it Jeroen van der Veer, i cili shkroi në një email se Zijlstra i keqinterpretoi fjalët e tij mbi Putinin.

Mrekulli
Lajmet Kryesore