Xi thekson sfidat dhe urgjencën e zbutjes së varfërisë

2018-02-14 14:39:15 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping theksoi vështirësitë e luftës kundër varfërisë si dhe urgjencën e zgjidhjes së problemeve të dukshme për zbutjen e varfërisë.

Xi, njëherësh sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, vuri në dukje të hënën në një simpozium mbi zbutjen e varfërisë në Chengdu, kryeqendrën e provincës Sichuan se lufta kundër varfërisë është një nga tre luftërat e paraqitura në Kongresin e 19-të Kombëtar të PKK-së dhe ka rëndësi shumë të madhe për realizimin e një shoqërie relativisht të begatë dhe të objektivit të partisë me rastin e 100-vjetorit të krijimit të saj (në vitin 2021). (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore