Tusk bën thirrje për bashkimin e BE-së mbi çështjen e refugjatëve

2018-02-14 10:32:48 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, mbërriti në Vjenë ditën e martë për t'u takuar me kryeministrin austriak Sebastian Kurtz. Ndër çështjet kryesore të diskutuara gjatë takimit mes dy liderëve ishte roli i Austrisë pasi pritet të marrë presidencën e radhës së BE-së në korrik dhe eliminimi i mosmarrëveshjes brenda Bashkimit Evropian mbi politikën e refugjatëve.

Në konferencën për shtypit të mbajtur pas takimit, Tusk tha se ai ndan mendime të ngjashme me Kurz mbi çështjen e emigracionit të paligjshëm dhe të refugjatëve.

Kreu i KE-së shtoi se personalisht ai mendon se shpërndarja e detyrueshme e refugjatëve në të gjitha vendet e BE-së sipas kuotave është një politikë jo praktike dhe është vërtetuar si e pavlefshme në praktikë. Implementimi i mëtejshëm i kësaj politike mund të thellojë më tej konfliktet midis bllokut lindor e perëndimor të Europës dhe të nxisë përhapjen e populizmit dhe përçarjen brenda Bashkimit Europian.

Kreu i qeverisë austriake, Sebastian Kurtz, u shpreh se pasi Vjena do të marrë presidencën e radhës së BE-së në gjysmën e dytë të vitit, qëndrimi i tij ndaj emigrantëve të paligjshëm dhe refugjatëve do të mbetet i njëjtë, si brenda Bashkimit Europian ashtu edhe brenda Austrisë. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore