Presidenti Xi Jinping inspekton zonat rurale të provincës Sichuan

2018-02-13 13:29:46 CRI Komenti juaj Printoni
发展---[fā zhǎn]---Zhvillim
Presidenti kinez Xi Jinping vazhdoi të martën turneun e inspektimeve në zonat malore të provincës jugperëndimore Sichuan. Njëherësh sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, Xi Jinping mbërriti në mëngjes në qytezën Yingxiu, e dëmtuar rëndë nga tërmeti i 12 majit i vitit 2008 i Wenchuan-it. 10 vjet pas tërmetit Xi e viziton zonën për të parë rindërtimin dhe rigjallërimin e jetës këtu.

Qyteza Yingxiu ishte epiqendra e tërmetit të 12 majit 2008. Presidenti Xi Jinping dhe të afërmit të viktimave të tërmetit vendosën së bashku kurora lulesh dhe u përulën tre herë pranë monumentit që nderon ata që u sakrifikuan pas tërmetit në Wenchuan. Xi kërkoi që vendi i shkatërruar nga tërmeti të mbrohet mirë e të kthehet në një bazë të rëndësishme arsimore e patriotike.

Por si paraqitet tani pas 10 vjetësh gjendja në qytezën Yingxiu?

Sekretari i përgjithshëm Xi Jinping erdhi në Yingxiu për të parë rindërtimin e kryer dhe rigjallërimin e jetës pas fatkeqësisë natyrore. Ai bisedoi me banorët për industrinë e çajit dhe përfitimet ekonomike të tij si dhe iu bashka fermerëve për të përgatitur çaj me gjalpë.

Agroturizmi është bërë tani një rrugë e re për zhvillimin ekonomik të qytezës Yingxiu. Në hotelin e ndërtuar në qytezë, Xi u interesua për mbarëvajtjen e biznesit familjar. Ai e quajti Yingxiu-në, një qytezë me fuqi të madhe.

Pasi u largua nga qyteti Yingxiu, Xi u ndal në Chengdu në kryeqendrën e provincës. Pranë rrugës Tangchang ndodhet një fshati i vogël Zhanqi por mjaft i zhvilluar. Në vitin 2017 të ardhurat kolektive ekonomike arritën në 4.62 milionë juanë, ndërsa të ardhurat e fshatarëve për frymë arritën në 26.000 juanë, shumë më lart sesa mesatarja kombëtare.

Xi Jinping u interesua për zhvillimin e platformës së biznesit "Internet +, Bujqësi e përbashkët". Ai theksoi nevojën për nxitjen dhe mësimin e fshatarëve me risitë e përdorimit të internetit.

Në prag të Festës së Pranverës, Xi u tha fshatarëve se pas garantimit të ushqimit dhe veshmbathjes, është i rëndësishëm vazhdimi i rigjallërimit të jetës në fshat.

"Kina ka një popullsi prej mbi 1.3 miliardë banorësh dhe ushqimi mbetet një faktor kyç. Pavarësisht nivelit të urbanizimit, do të ketë me qindra e milionë banorë në zonat rurale. Ndaj ne nuk mund ta pranojmë që të kemi qytete të zhvilluar nga njëra anë dhe fshatra të prapambetur nga ana tjetër. Qytetërimi nuk lidhet vetëm me industrializimin e zonave rurale, qytetërimi shpirtëror e kulturore është gjithashtu shumë i rëndësishëm". (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore