Shqipëri, investimet e huaja mbi 1 mld USD në 2017-n

2018-02-13 11:24:46 CRI Komenti juaj Printoni

Investimet e huaja direkte në Shqipëri arritën mbi 1 miliard dollarë amerikanë në vitin 2017, ndërkohë që pritet një shtim i të hyrave në vitin 2018, sipas Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

Reformat e ndërmarra nga qeveria por edhe të qenurit portë hyrëse e rëndësishme për Europën Lindore dhe Ballkanin kanë bërë që Shqipëria të tërheqë rreth 13% të investimeve të huaja që bëhen në rajon.

Tashmë Shqipëria ka një kuadër rregullator krejtësisht të ri e posaçërisht të fokusuar në tërheqjen e investimeve të huaja, apo "zgjimit", të kapitalit të vendas.

Ligji i cili i kategorizon edhe njëherë investimet strategjike e forcon edhe më tej garancitë juridike për investitorët sjell dy risi themelore në raport me investitorët strategjikë.

Investimet e huaja të cilat do të kishin më shumë impakt në zhvillimin ekonomiko-social të vendit do të ishin ato që do të ndihmonin në rritje të mëtejshme të produktivitetit në vend. Sektorët me potencial investimesh strategjike si sektori energjetik dhe minerar, sektori i transportit, infrastrukturës etj.

Mrekulli
Lajmet Kryesore