Shqipëria do të ndihmojë BE-në për të kontrolluar kufijtë e saj të jashtëm

2018-02-13 10:24:38 CRI Komenti juaj Printoni

Shqipëria do të ndihmojë agjencitë e BE-së për të kontrolluar kufijtë e jashtëm dhe flukset e emigracionit. Për të nënshkruar marrëveshjen me palën shqiptare, Tiranën e vizitoi të hënën komisioneri i BE-së për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë Dimitris Avramopoulos.

Pas bisedimeve dypalëshe me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, të dy zyrtarët nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë Europiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare dhe Shqipërisë.

Marrëveshja do t'i mundësojë Agjencisë të sigurojë ndihmë për kontrollin e kufirit të jashtëm, si dhe do t'u mundësojë ekipeve të Agjencisë Europiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare të vendosen me shpejtësi në territorin shqiptar në rast të ndonjë ndryshimi të papritur të flukseve migratore.

Po të hënën, u nënshkrua edhe Memorandumi i Mirëkuptimit mbi pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e drejtësisë së Bashkimit Europian, duke e zgjeruar objektin e këtij memorandumi në fushën e politikave kundër lëndëve narkotike. (ATSh/Leftion Peristeri)

Mrekulli