Kinë, krijohet aleanca e energjisë së hidrogjenit

2018-02-13 19:11:35 CRI Komenti juaj Printoni
Në Pekin është krijuar Aleanca Kombëtare e Hidrogjenit dhe e Karburantit nga Hidrogjeni, në përpjekje për të nxitur projektin e Kinës për krijimin e një industrie dhe shoqërie të mbështetur te përdorimi i hidrogjenit.

Ministri i Shkencës dhe Teknologjisë Wan Gang shprehet:

"Ne do të planifikojmë dhe do të ndërtojmë një rrjet infrastrukturor të prodhimit dhe transportit të hidrogjenit, do të hartojmë rrugën teknike dhe do të zhvillojmë energjinë e hidrogjenit në transport, duke mbështetur përdorimin komercial në shkallë të gjerë të automjeteve me hidrogjen."

Aleanca pritet të formojë një metodë të zhvillimit industrial dhe të integrojë burimet.

Xiao Yaqing është kryetar i Komisionit të Mbikëqyrjes dhe Administrimit të Pasurive Shtetërore. Ai shprehet:

"Për sa i përket anëtarësisë së aleancës, ndërmarrjet qendrore përbëjnë shumicën. Ne do t'u përmbahemi parimeve të tregut, do të unifikojmë pikat e takimit dhe standardet e zinxhirit industrial dhe do të bashkojmë forcat e departamenteve të ndryshme për përshpejtimin dhe maturimin e energjisë së hidrogjenit dhe karburantit nga hidrogjeni. "

Që nga viti 2011, Kina ka shpallur një sërë politikash për të orientuar dhe nxitur zhvillimin e industrisë së energjisë së hidrogjenit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore