Kim Jong-un kërkon forcimin e atmosferës së pajtimit midis dy Koreve

2018-02-13 19:09:56 CRI Komenti juaj Printoni

Udhëheqësi suprem i Koresë së Veriut Kim Jong-un dëgjoi të hënën raportimin nga delegacioni i lartë verikorean që sapo mbaroi vizitën në Korenë e Jugut, duke u shprehur se duhet të vazhdojë krijimi i atmosferës së pajtimit dhe dialogut midis Phenianit dhe Seulit.

Kim Jong-un e falënderoi palën jugkoreane për mikpritjen e sinqertë të delegacionit verikorean, duke përcaktuar edhe drejtimin e përmirësimit e të zhvillimit të marrëdhënieve midis dy palëve në të ardhmen.

Delegacioni verikorean mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Pyeongchang. Kjo ishte hera e parë që një delegacion i nivelit të lartë nga Koreja e Veriut viziton Korenë e Jugut që nga viti 2014. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore