Kina lëshon me sukses satelitët e 28-të e të 29-të të sistemit të lundrimit satelitor "Beidou"

2018-02-12 19:48:05 CRI Komenti juaj Printoni

Të hënën në orën 13.03 minuta, nga qendra e lëshimit të satelitëve Xichang në Kinën Jugperëndimore, u lëshuan me raketën bartëse "Marshimi i Madh 3B" satelitët e 28-të dhe të 29-të të sistemit të lundrimit hapësinor "Beidou".

Pas tre orë fluturimi, dy satelitët hynë në orbitën e planifikuar. Pas vlerësimit, ata do të formojnë një rrjet me katër satelitët e sistemit "Beidou3" të lëshuar më përpara. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore