Rusi, rrëzohet avioni me 71 persona

2018-02-12 10:01:20 CRI Komenti juaj Printoni

Një avion rus me 71 persona në bord u rrëzua në Rusi dhe sipas njoftimeve nuk ka asnjë të mbijetuar.

Ky avion me 65 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit u nis nga një aeroport në Moskë drejt rajonit të Orenburg-ut në Rusinë perëndimore.

Dëshmitarët thanë se ata panë një avion të përfshirë nga flakët që po rrëzohej nga qielli.

"Ne fillimisht telefonuam stacionin e energjisë të zonës, pasi menduam se shpërthimet erdhën nga atje. Por më vonë, na njoftuan me telefon se ishte përplasja e avionit, më saktë përplasja e një helikopteri, siç kishin menduar ata në fillim. Më vonë, ata konfirmuan se mjeti i përplasur ishte një avion.", tha një dëshmitar rus.

Presidenti rus Vladimir Putin shprehu "ngushëllimet e thella për familjet që humbën të afërmit e tyre në këtë aksident".

Sipas hetimit të nisur, kushtetet e motit dhe faktorët njerëzorë, janë shkaqet e mundshme të aksidentit. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore