Sanremo 2018- Triumfojnë Ermal Meta dhe Fabrizio Moro

2018-02-12 10:48:44 CRI Komenti juaj Printoni

Këngëtari i njohur shqiptar Ermal Meta dhe ai italian Fabrizio Moro me këngën "Non mi avete fatto niente", janë triumfuesit e Festivalit të 68-të të Sanremos.

Kënga është një himn kundër terrorizmit dhe në tekstin e saj përfshihen shumë raste të ndodhura në të shkuarën, por që lajtmotiv mbetet vargu "nuk më keni bërë asgjë", që përbën edhe titullin e saj.

Tashmë është publikuar edhe videoklipi i këngës, që ilustron në imazhe qytetet e rrënuara nga bombardimet, homazhet e njerëzve në vendngjarje dhe fëmijët e vegjël, si simbol i mosmposhtjes.

Për të tretin vit radhazi kantautori shqiptar Ermal Meta u ngjit në skenën e teatrit Ariston, por kësaj here në një duet me këngëtarin e njohur italian Fabrizio Moro. Kënga e tyre me titull "Non mi avete fatto niente", përcjell një temë mjaft të rëndësishme e aktuale siç është frika ndaj rrezikut terrorist. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore