Delegacioni koreanoverior përfundon vizitën në Korenë e Jugut

2018-02-12 10:40:09 CRI Komenti juaj Printoni

Kim Yo Jong, e motra e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ndoqi në Seul një koncert të orkestrës koreanoveriore, së bashku me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-In.

Koncertit iu bashkua edhe një anëtare e një grupi K-pop vajzash të Koresë së Jugut dhe gjithashtu një këngëtare shumë e famshme nga Veriu.

Delegacioni i nivelit të lartë i Koresë së Veriut e përfundoi të dielën vizitën në Jug.

Mediat zyrtare të Koresë së Veriut thanë se takimi midis presidentit Moon Jae-in dhe delegacionit të Koresë së Veriut ishte "i sinqertë dhe i përzemërt". Të dyja palët ranë dakord të ruajnë vrullin pozitiv në marrëdhëniet ndërkoreane të këtij fillimviti.

Gjithashtu, udhëheqësi i Veriut, Kim Jong Un ftoi presidentin e Koresë së Jugut Moon-Jae-in për bisedime në Phenian, duke i hapur rrugën takimit të parë të udhëheqësve koreanë në mbi 10 vjet. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore