Shqipëria përfaqësohet me dy skiatorë në Lojërat Olimpike Dimërore

2018-02-10 09:42:21 CRI Komenti juaj Printoni

Parakalimi i ekipit olimpik të Shqipërisë

Lojërat e 23-ta Dimërore Olimpike filluan në PyeongChang të Koresë së Jugut me një ceremoni spektakolare me në thelb temën e paqes mes dy Koreve.

Në praninë e 35 mijë spektatorëve në stadiumin Olimpik, nën një temperaturë prej -12 gradësh në orën vendore 20:00 nisi ceremonia e hapjes me parakalimin e sportisëtve të 92 shteteve pjesëmarrëse. Në fund të ceremonisë parakaluan së bashku të dyja Koretë, e Veriut dhe Jugut nën një flamur të përbashkët.

Parakalimi i ekipit olimpik të Koresë

Ndërkohë Shqipëria merr pjesë në këto Lojëra Olimpike Dimërore me dy skiatorët, Erjon Tola dhe Suela Mëhilli. Së bashku me ta është edhe trajneri italian Marko Teroni pasi të dy sportistët stërviten në Itali duke qenë se në Shqipëri mungojnë kushtet bazë të zhvillimit të sportit të skive.

Flamurmbajtësja e Shqipërisë, Suela Mëhilli

Sportistët tanë do të garojnë në javën e dytë të Lojërave Olimpike Dimërore, pasi disiplina e sllallomit gjigant dhe special zhvillohet në fund të aktivitetit.

Lojërat Olimpike Dimërore do të zhvillohen për rreth dy javë dhe më 25 shkurt do të mbahet ceremonia e mbylljes. (TCH/Leftion Peristeri)

 

Mrekulli
Lajmet Kryesore