Kina do të bëhet partneri më i besueshëm strategjik i Afrikës

2018-02-09 10:19:02 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi u takua të enjten me kryetarin e Komisionit të Bashkimit Afrikan, Moussa Faki Mahamat, i cili ndodhet në Kinë për Dialogun e 7-të Strategjik Kinë-Bashkimi Afrikan.

Në konferencën e shtypit pas takimit, Wang Yi u shpreh se zhvillimi afatgjatë i nivelit të lartë i marrëdhënieve Kinë-Afrikë është bërë një shembull i solidaritetit dhe i bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të tjera në zhvillim. Kina beson fuqimisht se në botën e ardhme shumëpolare, Afrika mund të bëhet një shtyllë e rëndësishme. Në procesin historik të forcimit të Afrikës, Kina është e gatshme të bëhet partneri më i besueshëm strategjik i këtij kontinenti.

Wang Yi u shpreh se pala kineze vlerëson shumë rolin e rëndësishëm të Bashkimit Afrikan për nxitjen e integrimit të kontinentit dhe do të vazhdojë përkrahjen e rolit drejtues të BA-së në çështjet e zhvillimit paqësor.

Wang theksoi se Kina dhe Bashkimi Afrikan do të zhvillojnë bashkëpunim në të gjitha fushat dhe nivelet. (Xu Guang/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore