Wang Yi: Dialogu, rruga e vetme për zgjidhjen e situatës në Gadishullin Korean

2018-02-09 10:09:51 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi u takua me kreun e Komisionit të Bashkimit Afrikan, Moussa Faki, pas mbajtjes së Dialogut të 7-të strategjik Kinë-Bashkimi Afrikan. Kur u pyet nga gazetarët mbi gjendjen e Gadishullit Korean, Wang Yi tha se ditët e fundit, dy Koretë kanë zhvilluar një sërë shkëmbimesh pozitive lidhur me Lojërat Olimpike Dimërore. Ai shtoi se Kina, si vendi më i madh fqinj i gadishullit e mbështet këtë.

Wang Yi theksoi gjithashtu se zgjidhja e vetme e çështjes koreane është dialogu. Dy palët kanë hedhur hapin e parë, i cili është shumë i rëndësishëm. Pala kineze shpreson që çdo palë të zbatojë vazhdimisht rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërkohë të ndalë veprimet që nxisin dhe acarojnë situatën. Ai tha se Kina shpreson në qetësimin e situatës në Gadishullin Korean dhe në krijimin e kushteve për dialog. (Fang Xiaoyu/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore