Kina, e gatshme për nxitjen e bashkëpunimit pragmatik me Amerikën Latine

2018-02-09 09:56:13 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Geng Shuang tha të enjten në Pekin se Kina dëshiron të vazhdojë nxitjen e bashkëpunimit pragmatik me vendet e Amerikës Latine, duke sjellë përfitime për popujt e të dy palëve.

Geng u shpreh se Kina dhe vendet e Amerikës Latine janë ende vende në zhvillim. Bashkëpunimi dypalësh bazohet mbi kërkesat dhe interesat e përbashkëta, duke ruajtur konceptin e barazisë dhe të hapjes me leverdi të ndërsjellë. Bashkëpunimi midis Kinës dhe vendeve të Amerikës Latine është një pjesë e rëndësishme e bashkëpunimit Jug-Jug, vuri në dukje zëdhënësi i diplomacisë kineze.

Mrekulli
Lajmet Kryesore