Erdogan-Putin, bisedë telefonike për samitin Turqi-Rusi-Iran

2018-02-09 09:53:02 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin ranë dakort gjatë një bisede telefonike për të organizuar së shpejti në Stamboll një samit Turqi-Rusi-Iran, ku në fokus do të jetë çështja e Sirisë.

Agjencia turke "Anadolu" citoi burime të zyrës presidenciale, sipas së cilës thuhet se në bisedën telefonike dy usdhëheqësit folën mbi situatën në Siri, duke përfshirë zhvillimet e reja në rajonin Idlib dhe Afrin. Ata gjithashtu shkëmbyen mendimet mbi procesin e paqes në Astana. Dy liderët ranë dakord të shpejtojnë ndërtimin e stacioneve të shqyrtimit në rajonet e armëpushimit dhe të forcojnë bashkëpunimin humanitar.

Gjithashtu Erdogan e informoi Putinin mbi progresin e bërë nga ushtria turke gjatë operacioneve në rajonin e Afrin-it prej 20 janarit.(Zhan Dian/Albana)  

Mrekulli
Lajmet Kryesore