Tillerson do të vizitojë Lindjen e Mesme javën e ardhshme

2018-02-09 09:51:43 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson do të udhëtojë në Jordani javën e ardhshme, si pjesë e një turneu rajonal pesëvendësh.

Ambasada e ShBA-së në Aman tha se Tillerson do të udhëtojë gjithashtu në Turqi, Liban, Egjipt dhe Kuvajt.

Ai gjithashtu do të udhëheqë delegacionin amerikan në ministerialin e koalicionit global për të mposhtur Shtetin Islamik dhe konferencën e rindërtimit të Irakut, që do të organizohet nga Kuvajti.

Kjo është hera e tretë që Tillerson mblidhet me homologët e tij për një takim kundër IS-it. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore