Rritet tregtia e produkteve kulturore të Kinës

2018-02-09 09:47:18 CRI Komenti juaj Printoni

Të dhënat zyrtare tregojnë se vëllimi total i Kinës për import-eksportet e produkteve dhe shërbimeve kulturore arriti në 126 miliardë dollarë amerikanë gjatë vitit 2017.

Shifrat përfaqësojnë një rritje vjetore prej 11 për qind.

"Shumëllojshmëria e eksporteve pati prirje optimizimi dhe tregu ndërkombëtar u bë më i larmishëm. Vlera e importit dhe eksportit me vendet përgjatë "Një brez, një rrugë" arriti në rreth 20 miliardë dollarë amerikanë, duke u rritur 19 për qind," tha zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë Gao Feng.

Ai shtoi se rritje kanë regjistruar edhe tarifat e licencës dhe pagesat për të drejtën e autorit. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore