Britania kritikon dokumentin e BE-së për "Brexit"-in

2018-02-09 09:45:10 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i "Brexit"-it David Davis është shprehur se një dokument i publikuar nga Bashkimi Evropian tregon se BE-ja mund të kufizojë hyrjen e Britanisë në tregun e përbashkët gjatë periudhës kalimtare pas largimit nga Unioni.

Davis thotë se dokumenti është "politik" dhe "i pamenduar":

"Më duhet të them se mendoj që dokumenti vështirë të quhej një dokument ligjor. Ishte një dokument politik. Ne synojmë një periudhë zbatimi, për të ndërtuar një urë drejt një të ardhmeje ku të punojmë së bashku. Nuk mendoj se ishte diçka e sinqertë publikimi i një dokumenti me një gjuhë sinqerisht të pasjellshme dhe që, në fakt, nënkupton se ata mund ta përfundojnë në mënyrë arbitrare periudhën e zbatimit. Ky nuk është qëllimi i asaj që po përpiqemi të bëjmë, nuk është diçka e ndershme. Mendojmë se publikimi i tij ishte diçka e pamenduar."

David Davis i bëri këto komente pas dy ditë mbledhjesh të drejtuara nga kryeministrja Theresa May, për të shqyrtuar fazat e ardhshme të procesit.

Ai theksoi se ministrat britanikë ende nuk kanë rënë dakord mbi një qëndrim përfundimtar lidhur me "Brexit"-in pas diskutimeve të kryesuara nga May këtë javë mbi strategjinë e qeverisë.

Periudha kalimtare pritet të fillojë menjëherë pasi Britania e Madhe të largohet zyrtarisht nga Bashkimi Europian në mars 2019.

Mrekulli
Lajmet Kryesore