Presidenti jugkorean do të takohet me delegacionin e nivelit të lartë verikorean

2018-02-09 09:44:34 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenca e Koresë së Jugut shpalli të enjten se presidenti jugkorean Moon Jae-in do të takohet të shtunën me delegacionin e nivelit të lartë verikorean të drejtuar nga kryetari i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë së Lartë Popullore të Koresë së Veriut, Kim Young-Nam. Të dy palët do të kenë një drekë pune së bashku.

Delegacioni nga Koreja e Veriut do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave të 23-ta Olimpike Dimërore, që do të organizohen nga 9 deri më 25 shkurt në Pyeongchangun e Koresë së Jugut. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore