Nis në Pyeongchang të Koresë së Jugut Olimpiada Dimërore 2018

2018-02-09 20:59:24 CRI Komenti juaj Printoni

Lojërat Olimpike Dimërore me temën "Paqe në Lëvizje", filluan të premten në mbrëmje në Stadiumin Olimpik të PyeongChang-ut të Koresë së Jugut.

Lojërat do të zgjasin nga 9 deri më 25 shkurt me pjesëmarrjen e mbi 2900 lojtarëve nga 92 vende e rajone që do të konkurojnë në 15 disiplina sportive të ndryshme.

Gjatë ceremonisë së hapjes, delegacionet nga Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut do të marshojnë bashkërisht në stadium olimpik me emrin "Kore" dhe flamurin e përbashkët korean.

Kjo është hera e parë që Koreja e Jugut zhvillon Olimpiadën Dimërore dhe hera e dytë që Lojërat Olimpike organizohen në këtë vend qysh nga Olimpiada Verore e Seulit të vitit 1988. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore