BE-ja:E ardhmja e integrimit të Serbisë në BE-në është optimiste

2018-02-08 11:09:40 CRI Komenti juaj Printoni

Komisioneri europian për Zgjerimin, Johannes Hahn nisi të mërkurën vizitën në Serbi. Pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, Hahn tha se e ardhmja e integrimit të Serbisë në BE-në është shumë optimiste.

Në konferëncën e shtypit pas takimit eurokomisioneri tha se, si vend anëtar kryesor në rajonin e Ballkanit Perëndimor, integrimi i Serbisë në BE-në do të ndihmojë procesin e integrimit europian. Ai theksoi se në Serbi duhet të zbatohen disa reforma, mes të cilave reformat në drejtësi. Këto masa, tha ai, nuk duhet të jenë vetëm në letër, por duhet të praktikohen për të përmirësuar jetën e popullit serb.

Pas takimit, Vuçiç tha se strategjia e zgjerimit të BE-së mbështet rrugën e integrimit të Serbisë në BE-në. Por kjo rrugë, tha ai, haset me shumë pengesa, një prej të cilave është çështja e Kosovës. Ai shtoi se Serbia do të përballet me realitetin dhe ka guximin të marrë vendimin e duhur për të ardhmen e vendit. (Zhan Dian/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore